Mirësevini në Datalit!

Një projekt i përbashkët kërkimor për përhapjen e njohurisë së të dhënave si ndërlidhëse e arsimit të lartë dhe biznesit.

Press Release

Ne synojmë krijimin e terrenit për integrimin e njohurisë së të dhënave si një temë që haset e lidhur potencialisht me të gjitha kurset universitare, duke identifikuar dhe zhvilluar programin e përbashkët të lëndëve dhe qasjet inovative të mësimdhënies dhe të mësimnxënies.

Çfarë do të bëjmë ne

Hapi 1

Një koncept i blended learning do të hartohet, i përbërë nga njësi studimi të transferueshme të cilat mund të integrohen në kurrikulën e kurseve të ndryshme, dhe nëpërmjet projekteve eksperimentale të të mësuarit në ndërmarrjet Europiane.

Hapi 2

Universitetet dhe kompanitë që do i bashkohen konsorciumit do të luajnë një rol qendror dhe sinergjik në hartimin e burimeve të trajnimit që adresojnë mundësitë dhe rreziqet konkrete për ndërmarrjet dhe organizatat evropiane në mbledhjen, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave.

Hapi 3

Përqasja do të pilotohet gjatë projektit nëpër klasa dhe mjediset e vendeve të punës dhe rreth 90 studentë nga 6 vende evropiane do t’i bashkohen projektit. Kurset dhe burimet specifike të trajnimit do të sigurohen për profesionistët e arsimit të lartë dhe menaxherët trajnues të burimeve njerëzore që do të pilotojnë metodologjinë.

Hapi 4

Kompetencat e reja të njohurisë së të dhënave do të vlerësohen dhe do të lidhen me instrumentet evropiane të vlerësimit dhe çertifikimit. Zhvillimi i aftësive të lidhura me njohurinë e të dhënave si të menduarit kritik, kompetenca shoqërore dhe qytetare, etj. do të njihen dhe do të vlerësohen nëpërmjet përqasjes LEVEL5.

Target grupet

Ne kemi identifikuar tre target grupe

Studentët e arsimit të lartë

Përvetësimi I kompetencave të lidhura me DATALIT do ti ndihmojë studentët me punësimin e tyre.

Profesionostët e arsimit të lartë dhe të BNJ

Mësuesit, trajnuesit dhe lehtësuesit e të mësuarit do të përfshihen në përqasjen inovative të mësimdhënies DATALIT për të nxitur njohurinë e të dhënave dhe aftësitë e të dhënave si një pjesë e re e kompetencave dixhitale.

Vlerësuesit dhe praktikuesit e vlerësimit

Grupet e interesit si këshilltarët, vlerësuesit, menaxherët e procesit dhe vëzhgues të tjerë të jashtëm do të luajnë një rol strategjik në projekt.

Vizioni që qëndron pas këtij projekti

Njohuria e të dhënave mund të përkufizohet si aftësia për të lexuar të dhënat, punuar me të dhënat, analizuar dhe argumentuar të dhënat në mënyrë që këto të dhëna të derivojnë në një informacion kuptimplotë dhe në njohuri.

Kompetencat e njohurisë

Përdorimi i të dhënave i referohet mënyrës së të lexuarit, kuptuarit dhe besueshmërisë së të dhënave që marrim nga qindra burime, duke përfshirë lajmet, rrjetet sociale, aplikacionet, duke përmendur këtu vetëm disa prej këtyre burimeve.

Aktorët kyçë

Aftësia për të bërë të dhënat kuptimplota nuk është më një aftësi e domosdoshme vetëm për shkencëtarët e të dhënave ose ekspertët e teknologjisë, por është një aftësi thelbësore për të gjithë qytetarët.

Aspektet strategjike

Aspektet kryesore për tu trajtuar janë etika e big data, gjithashtu një pikëpamje në pajtueshmëri të plotë me Rregulloren e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), dhe ri-përdorimi i të dhënave të hapura për të përmirësuar shërbimet, për të optimizuar proceset dhe për të rritur përfundimisht përfitimet.