Duke parë të dhënat e kurseve të ofruara nga universitetet, konsorciumi identifikoi disa kufizime kritike:
Shpërndarja
Kurset janë të shpërndara në kohë dhe vendodhje. Kohëzgjatja e një kursi mbi “Njohuritë e të dhënave” varion nga 1 javë në 1 semestër ose 1-2 vite si diplomë masteri. Kurset organizohen në formën e leksoneve ballë për ballë, ose përmes platformave të internetit.Heterogjeniteti
Silabuset e kurseve janë të ndryshme. Edhe pse profili i data literacy shpesh lidhet me kompetencat në vizualizimin e të dhënave, analizat statistikore apo machine learning, në çdo kurs u këto makro tema kanë peshë të ndryshme. Si rezultat, nuk ka një profil homogjen të komptencave të data literacy.Mungesa e kualifikimit
Nuk ekziston një sistem kualifikimi i njohur në nivel europian në lidhje me edukimin mbi data literacy dhe profesionin e kësaj fushe.Analizë e pamjaftueshme
Nevojat e tregut të punës nuk janë analizuar mjaftueshëm. Është mëse e qartë që ende nuk ekziston një debat serioz midis akademisë dhe bizneseve mbi këtë temë.Objektivat e përgjithshëm të projektit rrjedhin nga sfidat e identifikuara nga analiza e nevojave, të cilat kanë rezultuar si më poshtë: