Rezultatet e Projektit

Konsorciumi i projektit realizoi një pyetësor mes më shumë se 700 të anketuarve për të marrë perceptimet e tyre në lidhje me kompetencat dhe aftësitë që lidhen me leximin e të dhënave. Për më shumë informacion, klikoni këtu. https://datalit.pa.itd.cnr.it/en/latestnews-en/data-literacy-and-you-lesson-learnt-from-the-questionnaire.html   Konsorciumi i projektit zhvilloi një rishikim të të dhënave dytësore për të vlerësuar nevojat ekzistuese në lidhje me kompetencat dhe aftësitë e leximit të të dhënave në Europë. Ky hulumtim u krye nga të gjithë partnerët e konsorciumit, për 18 vende Evropiane dhe Tuniziane. Për më shumë informacion klikoni këtu. https://datalit.pa.itd.cnr.it/en/latestnews-en/the-state-of-data-literacy-in-europe-between-universities-and-business.html

Si lider i WP2, Universiteti Vilnius ka koordinuar aktivitetet e parashikuara nga kjo paketë pune. Në veçanti, është krijuar një inventar i kompetencave, sipas konkluzioneve të arritura gjatë fazës së hulumtimit (WP1). Gjithashtu është krijuar një rrjet kompetencash, sipas metodologjisë LEVEL5 për vlerësimin e tyre. Së fundmi, konsorciumi realizoi një arkivë metodash vlerësimi të përshtatshme për kompetencat e leximit të të dhënave. Ju lutemi kontaktoni koordinatorin e projektit (Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.) për të aksesuar raportet e detajuara (Inventarizimi i kompetencave, Sistemet e referencës DATALIT, Inventari i sistemeve të vlerësimit për njohuritë e të dhënave).

Nën koordinimin e CNR, konsorciumi punoi për të krijuar një ekosistem për të mësuarit nga projektit. Partnerët përcaktuan një strategji për menaxhimin e materialeve të krijuara gjatë projektit dhe fazës së pilotimit me grupet e synuara. Siç ishte parashikuar, konsorciumi zgjodhi të ruajë të gjitha këto materiale në platformën Moodle të ofruar nga rrjeti REVEAL. Këtu mund të gjeni më tepër informacion https://moodle.level5.eu/

Partnerët e DATALIT kryen pilotimin përkatës në funksion të metodologjisë së mësimdhënies aftësitë në leximin e të dhënave, duke përmbushur objektivat e parashikuara në fillim të projektit. Konsorciumi ndërtoi programin mësimor të DATALIT me disa module (produkti 1) dhe konfiguroi platformën e mësimit online (produkti 2). Partnerët treguan përvojat e tyre gjatë pilotimit në këtë postim në një blog të vecantë. Më shumë informacion rreth pilotimit mund të gjeni në platformën LEVEL5: https://moodle.level5.eu/course/index.php?categoryid=4%22   Nëse keni vështirësi për të aksesuar platformën, ju lutemi kontaktoni koordinatorin e projektit Davide Taibi, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..